Zëdhënësi i Gjykatës Speciale në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se Prokuroria pritet t’i thërrasë të gjithë dëshmitarët e saj kundër krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, deri në prillin e vitit të ardhshëm. Ai ka bërë të ditur se në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, deri më tani janë marrë në pyetje 85 dëshmitarë në sallën e gjyqit ose përmes një video-lidhjeje, dhe 69 të tjerë me formë shkrimi. Jemi në mes të këtij procesi, kështu që, pasi Prokuroria të përfundojë paraqitjen e rastit të saj, Mbrojtja do ta këtë mundësinë për të kundërshtuar rastin. Presim që dikur vitin e ardhshëm, Mbrojtja të fillojë t’i thërrasë dëshmitarët e saj. Një ndër prioritetet e gjykatësve është përshpejtimi i procesit gjykues, ndërsa zvogëlimi i listës së dëshmitarëve të Prokurorisë, për disa herë tashmë, është pozitiv për procesin. Gjyqtarët po mundohen që gjykimi të përshpejtohet dhe duke i kërkuar Prokurorisë që ta shpejtojnë rastin sa më shumë që është e mundur, prandaj ka edhe zvogëlim të numrit të dëshmitarëve”, ka saktësuar, zëdhënësi i Gjykatës Speciale në Hagë, Michael Doyle.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …