Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi, Marash Dukaj, ka folur lidhur me marrëveshjen të cilën e ka nënshkruar Forumi Shqiptar me qeverinë e re, në Podgoricë. Dukaj ka thënë pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje në Mal të Zi është edhe Kosova. e kemi bërë një marrëveshje që është shumë e qartë, që e ka nënshkruar vetë kryetari i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, dhe në atë marrëveshje është shumë e qartë e definuar edhe çështja e Kosovës si çështje e mbyllur, e paprekur. Pastaj integrimi në BE, fuqizimi në NATO, janë rrugët euroatlantike e të plotfuqishme të Malit të Zi. Por nëse kjo marrëveshje nuk respektohet nga qeveria e Millojko Spajiq, sidomos për çështjen e Kosovës, ne dalim nga Qeveria saktësoi Dukaj. Për ne, Kosova është çështje madhore, sepse po të mos ishte Kosova, shqiptarë në Mal të Zi do të kishte krejt pak shumë më pak do të ishin edhe të shkolluar dhe të integruar, këtë ne nuk e harrojmë kurrë, ka saktësuar ministri, Marash Dukaj.
