Pas deklaratave të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se ai ka marrë vendim për futjen në karantinë të Mitrovicës së veriut e të Zveçanit dhe jo Serbia, ka reaguar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se ministri Vitia mashtroi qytetarët sepse e detyroi Albin Kurti e Xhelal Sfeçla, meqenëse ministri nuk mund të merr vendime të tilla, por vetëm Qeveria dhe se pardje nuk ka pasur asnjë mbledhje të Qeverisë. Sipas tij, vendimin për orën policore në veri dhe për karantinim e ka marrë Marko Gjuriq e jo Albin Kurti. Ai e ka pyetur ministrin Vitia pse ai me Albin Kurtin e Glauk Konjufcën e Xhelal Sfeçlën morën vendim dhe i dhanë leje Beogradit të dërgojë qindra anëtarë të personelit shëndetësor për serbët e Kosovës dhe pse Qeveria e Kosovës nuk e zbatoi reciprocitetin për të dërguar mjekë nga Kosova në në tri komunat shqiptare nën Serbi dhe për tu dalë në ndihmë shqiptarëve atje? As sot e kësaj dite, Ministria e Shëndetësisë nuk ka informata se sa qytetarë të Kosovës, me etni serbe, janë të infektuar nga virusi COVID-19. Ata nuk figurojnë në regjistrat zyrtare të Republikës së Kosovës. Duhet dhënë informacion se kush ua ndaloi këtë? Me kë bëtë marrëveshje që të hiqni dorë nga përgjegjësia institucionale, por edhe morale, që keni ndaj gjithë qytetarëve të Kosovës? Si mund ta arsyetoni këtë kapitullim? – ka pyetur mes tjerash, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …