Lajçak

M. Lajçak, do jetë përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, edhe pse Sllovakia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Sipas burimeve diplomatike brenda BE-së, bëhet e ditur se  ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, vend i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pritet të jetë përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Emri i tij është përmendur shpesh në media, por edhe në qarqet diplomatike, mirëpo këto janë quajtur gjithmonë vetëm si spekulime. Zëdhënësi i BE-së për çështje të Politikës së Jashtme, Petar Stano, ka thënë të premten në një konferencë për shtyp se ende nuk ka vendim se a do të ketë apo jo të dërguar të posaçëm dhe se BE-ja nuk dëshiron të spekulojë lidhur me emrat e kandidatëve që janë përmendur në media. Të njëjtat burime thonë se në ditët në vijim do të duhet të sqarohet edhe statusi, të cilin një përfaqësues i tillë i posaçëm do ta ketë brenda institucioneve të Bashkimit Evropian. Nëse ai do të jetë vetëm i dërguar i posaçëm, atëherë mund të emërohet vetëm nga përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, po ashtu një diplomat nga Spanja, që jo vetëm që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës por është këmbëngulëse në këtë qëndrim po aq sa Srbia. Por, nëse do të jetë përfaqësues i posaçëm, atëherë duhet ta marrë edhe pëlqimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Këshill.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …