Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Francës, Emmanuel Macron kanë zhvilluar një video-konferencë gjatë së cilës janë zotuar të bashkëpunojnë më ngushtë për të trajtuar krizat ndërkombëtare. Putini tha se diskutimet kanë prekur krizat në Ukrainë, Siri dhe Libi, si dhe tensionet në rajonin e Ballkanit. Macron, është i sigurt për përparimin në çështjet kryesore me Rusinë, përfshirë veçanërisht krizën në Libi, tha zyra e tij, të premten. Deklarata u lëshua pas bisedës mes dy liderëve. Kryetari francez është “i bindur se ne mund të përparojmë me Rusinë në një numër temash”, u tha një zyrtar i lartë francez gazetarëve, duke përmendur “çështjen e stabilizimit të Libisë dhe ribashkimin e institucioneve të këtij vendi”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …