Macron dhe Scholz: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, kanë deklaruar se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor. Ata kanë ngarkuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, për t’i ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Macron dhe Scholz thanë në një letër të përbashkët drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se në dritën e agresionit rus ndaj Ukrainës, duhet të bëhen përpjekje më të forta që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet. Tensionet e fundit kanë treguar se urgjentisht nevojiten hapa konstruktivë, si në nivel praktik ashtu edhe në atë politik”, thuhet në letër. Ne sugjerojmë që këshilltarët tanë, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, për të shqyrtuar mundësitë për të çuar përpara procesin”, thuhet në letrën drejtuar Vuçiqit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …