Kryetari i Francës, Emmanuel Macron tha se shumica e vendeve ishte kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, por vetëm disa kundër Maqedonisë së Veriut. Ndarja e negociatave të pranimit me dy vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishte veprim i rrezikshëm, u shpreh Macron duke thënë se vlerësonte progresin e deritanishëm të dy vendeve. Dëgjova dje, disa që thoshin që pati thuajse unanimitet për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por kjo nuk është e vërtet. Kishte padyshim një shumicë të gjerë, përveç disave për Maqedoninë e Veriut, por shumica e vendeve të Evropës, ( ashtu sikur prej vitit 1878) ishin kundër Shqipërisë”, ka thënë Macron në një prononcim për media, përcjell Euronews.
Kontrolloni gjithashtu
Dështimi i zgjedhjes së kryetares së kuvendit: Haxhiu nuk siguron votat e mjaftueshme
Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në …