Macron propozon organizmin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit shkatërrimtar

Kryetari francez, Emmanuel Macron propozoi të mërkurën organizmin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë, që të përballojë shkatërrimet nga tërmeti, që shkaktoi 51 viktima. “Është e nevojshme një konferencë solidariteti me Shqipërinë”, deklaroi Macron, pas samitit të NATO-s, në Londër. Sipas tij, kjo konferencë synon të mobilizojë partnerë publikë e privatë, për të organizuar rindërtimin pas tërmetit, që la rreth 5000 të pastrehë. Më 30 nëntor, kryeministri Edi Rama falënderoi ekipet e shpëtimit, që erdhën nga jashtë vendit, veçanërisht nga Franca, për të ndihmuar në përballimin e pasojave të tërmetit me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj pas dështimit të Haxhiut: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet me marrëveshje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar shkurt pas dështimit të radhës për zgjedhjen …