Madeleine Albright

Madeleine Albright: Gjykata e Hagës në rastin e kriminelit Mlladiq e përmbushi premtimin për drejtësi

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright ka thënë se dënimi ndaj gjeneralit serb, Ratko Mlladiq nga Gjykata e Hagës përmbushi premtimin për drejtësi. Përmes një postimi ajo ka shkruar se drejtësia që iu është premtuar nënave të Srebrenicës tani është vendosur. Pas masakrimit të burrave, grave, dhe fëmijëve të pafuqishëm në Bosnje, Ratko Mlladiq iku dhe u fsheh për shumë vite. Tani, ai do të kalojë gjithë jetën e tij në burg. Zemra ime është me popullin e Bosnjës, veçanërisht me vejushat dhe nënat që shikuan vendimin. Përderisa të dashurit e tyre nuk do të ringjallen, drejtësia që premtuam 25 vjet më parë tani ka ardhur. Që nga sot e tutje, procesverbali është i qartë, dhe fakti se Ratko Mlladiq ka kryer krime lufte nuk mund të vihet në pikëpyetje. Nëse ata që kanë kryer këto krime sillen para drejtësisë, mëkatet e një brezi ka më pak gjasë që të mbahen kundër gjeneratës së ardhshme dhe cikli i mizorive përfundimisht mund të prishet.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …