Pasi që kryetari amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se së shpejti do të nënshkruajë urdhrin për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Amerikë, ish sekretarja e shtetit, humanistja me origjinë hebraike, Medlin Olbrajt ka deklaruar se është gati të regjistrohet si myslimane. Ajo ka thënë se do të regjistrohet si myslimane, për t’u solidarizuar me besimtarët islamë në Amerikë. U rrita katolike, për t’u bërë episkopiane, ndërsa më vonë mora vesh që familja kishte prejardhje hebraike. Jam gati të regjistrohem si myslimane në mbështetje të tyre ”, ka shkruar Albright në llogarinë e saj në Twitter. Zonja Olbrajt është mike e madhe e shqiptarëve dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm diplomatik në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …