Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, është cituar të ketë thënë se vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta ndalin Izraelin nga kryerja e një ofensive ushtarake në qytetin kufitar të Gazës, Rafah. “Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i kërkojnë Izraelit të mos e kryejë sulmin në Rafah. Amerika është vendi i vetëm që është në gjendje ta parandalojë Izraelin nga kryerja e këtij krimi”, është cituar të ketë Abbas gjatë një takimi në Forumin Ekonomik Botëror në Riad të Arabisë Saudite, njofton Radio Evropa e Lirë. “Të gjithë palestinezët e Gazës janë të grumbulluar atje. Do të ndodhte katastrofa më e madhe në historinë e popullit palestinez”, ka paralajmëruar presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …