Politikologu, Bardhyl Mahmuti tha se në festën e sotme të Ditës së pavarësisë, Kosovës i mungojnë gjeneralët: Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se Dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është ngjarje e rëndësishme e kombit shqiptar, por sot shumë nga meritorët për çlirimin e Kosovës mbahen padrejtësisht në burgje. Në festën e sotme Kosovës i mungojnë gjeneralët: Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Ramush Haradinaj dhe shumë luftëtarë të shquar të çështjes kombëtarë. Ta shndërrojmë këtë festë në mobilizim për lirimin e të gjithë atyre që padrejtësisht u mohohet liria. Nesër, më 18 shkurt, vendi im është në Colmar të Francës, në protestën për lirimin e pakusht dhe të menjëhershëm të Ramush Haradinajt. Ftoj të gjithë bashkatdhetarët të ngrenë zërin kundër padrejtësive që u bëhen luftëtarëve të lirisë. Lavdi dëshmorëve të Kombit! Respekt luftëtarëve të lirisë!, ka deklaruar Mahmuti.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …