Politikologu Bardhyl Mahmuti, ka reaguar pas këmbëngulësisë tashmë të dukshme të liderit të LDK-së për ta marr postin e kryetarit të vendit përkundër gjendjes shëndetësore të rënduar. Madje këtë epsh të tij e quan si tentativë që shtetin e kapur ta zhvendos në karrocën e një invalidi. “Këmbëngulja e Isa Mustafës që të sigurojë funksionin e presidentit, përkundër gjendjes së tij shëndetësore, nuk mund të interpretohet ndryshe pos si përpjekje e fundit që shtetin e kapur të Kosovës ta vendosin në karrocën e invalidit. Nëse kuadri i ri i LDK-së, që ka marrë mandatin për të përfaqësuar elektoratin e vet, apo LVV-ja i nënshtrohen tekeve të një njeriu të sëmurë, atëherë shtetësisë së Kosovës i mungon vetëm arkivoli”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …