Ish-ministri i Financave të Partisë Demokratike, Ridvan Bode do të jetë anëtar në Bordin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë i propozuar nga Qeveria e majtë. Bode është maja e Ajsbergut e korrupsionit të ish-qeverisë Berisha. Vetë Rama gjatë fushatës elektorale të 2013 e akuzoi si ministrin që fshihej pas aferës korruptive të Lotarisë Kombëtare duke premtuar ndëshkimin e tij pas ardhjes në pushtet. Bode u padit gjithashtu nga ILDKPIK për fshehje pasurie dhe pastrim parash pas deklarimit të fundit si ministër ku rezultonte se ai posedonte rreth 1.2 miliard lekë pasuri, kryesisht në emër të gruas së dytë, e maskuar si investime në bono thesari. Gjithashtu ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, pas hyri në zyrën e Bodes bëri gati denoncimin të cilin më pas e tërhoqi. Cani paralajmëroi sistematikisht se do të çonte Ridvan Boden në prokurori për shkeljen e kufirit të borxhit të parashikuar në ligj, për fshehjen e borxhit, abuzimeve me rimbursimin e TVSH etj, për dëme ndaj shtetit që kapnin shifrën e 700 milion eurove.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …