Kocijançiq: Retorikë e Bernabiqit është fyese, konfrontuese dhe kundër frymës së bashkëpunimit e pajtimit

Maja Kocijançiç bën thirrje që të hiqet taksa në mënyrë që përmes dialogut të shkohet drejt marrëveshjes finale

Zëdhënsja e Mogherinit, nuk ka pranuar të komentojë sot qëndrimet e Beogradit kundër Platformës së Dialogut që u miartuar të enjten në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka bërë thirrje që të hiqet taksa në mënyrë që përmes dialogut të shkohet drejt marrëveshjes finale. Ky ishte komenti i saj në pyetje të gazetarit serb të tregon se a konsideron BE goditje dhe ndërprerje të dialogut platformën të cilën e ka miratuar Kuvendi i Kosovës me qëndrimet kyçe se negociatat duhet të sjellin deri te njohja e ndërsjellët të Kosovës dhe Serbisë, heqjes së rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si dhe që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive. “Si ndërmjetësues Bashkimi Evropian nuk i komenton qëndrimet e palëve në dialog dhe vetëm me negociata mund të arrihet deri te marrëveshja e cila është në interes të qytetarëve të Kosovës, Serbisë dhe të rajonit”, ka thënë Kocijançiç. Ajo ka shtuar se në nëntor të vitit të kaluar është marrë vendim në Qeverinë e Kosovës të futen taksat në prodhimet e Serbisë dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili vendim nuk ndihmon në krijimin e kushteve të nevojshme për dialog, prandaj po e përsërisim kërkesën e BE, si edhe të SHBA të cilët po e përkrahin dialogun, që të hiqen këto taksa”

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …