Maja Kocijançiq: Kosova urgjentisht ta zbatojë marrëveshjen për themelimin e AKS-së!

Maja Kocijançiq: Kosova urgjentisht ta zbatojë marrëveshjen për themelimin e AKS-së!

Bashkimi Evropian i kërkon Qeverisë së Kosovës, që urgjentisht dhe pa asnjë vonesë të zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në Kosovë. Zëdhënësja, Maja Kocijançiq e cilësoi si pozitiv faktin që ka nisur puna në hartimin e statutit të Asociacionit dhe tha se autoritetet kosovare kanë afat katër muaj, që të zbatojnë plotësisht këtë marrëveshje. Është e nevojshme të zbatohet kjo marrëveshje, ashtu si edhe të gjitha të tjerat, tha ajo. Marrëveshja për Asociacionin është arritur në gusht të vitit 2015 dhe Prishtina ka nisur hartimin e statutit vetëm pak kohë më parë. Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se themelimi i Asociacionit duhet të ndodhë paralelisht me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …