Maja Pishçeviq, nga Këshilli Atlantik, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se, fillimisht, duhet të hetohet dhe të mësohet e vërteta pas sulmit në Banjskë. Është e vështirë për mua të imagjinoj se palët mund t’i kthehen tani tryezës së bisedimeve. Ato takime, as në muajt e kaluar, as në rastet e mëparshme nuk janë dukur mirë. Dy udhëheqësit nuk i kanë shtrënguar kurrë duart njëri-tjetrit. Dhe, a mund ta imagjinoni diçka të tillë të ndodhë tani?”, pyetet Pishçeviq. Argumentet e ngjashme i mbron edhe Marina Vulloviq, nga Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë. Sipas saj, sulmi në Banjskë ka qenë i paparë që nga lufta në Kosovë, më 1999. Ne nuk i dimë motivet e vërteta të sulmit. Nuk e dimë se kush konkretisht e ka urdhëruar atë. E dimë se disa aktorë, së paku, e kanë marrë përgjegjësinë për të, por linja e komandës është ende një çështje e hapur. Financimi është një çështje e hapur, furnizimi me armë është gjithashtu një çështje e hapur”, thotë Vulloviq.