Diplomati amerikan në pension, Majkell Kirby ka folur për takimin e 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai mendon që Kosova do të pajtohet për themelimin e Asociacionit nëse do të ketë një marrëveshje mbi bazën e propozimit franko-gjerman. Megjithatë ai ka thënë se implementimi i saj do të vonohet sa më shumë që të jetë e mundur, edhe pse është një çështje për të cilën ka një pajtim. Z Kirby nuk pret që zbatimi të fillojë menjëherë në javën e ardhshme, meqë është një çështje që kërkon kohë dhe mirëkuptim. Duke folur për kthimin e serbëve në institucione, Kirby thotë se diçka e tillë do të ndodh sapo Beogradi ta japë sinjalin për diçka të tillë, megjithatë shton se për këtë duhet të ndodhë diçka që të përdoret si arsye, ka thënë mes tjerash diplomati në pension Majkell Kirby për “Zërin e Amerikës”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …