Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Majkel Kirbi ka deklaruar se Kundërshtimi i Serbisë për pavarësinë e Kosovës, e legjitimon pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Madje ai sqaron se ekziston një lidhje midis pritshmërisë së Rusisë që delegacioni parlamentar serb të mos marrë pjesë në Forumin e Krimesë, në Zagreb, dhe mungesës së përfaqësuesve serbë në atë tubim në Kroaci të iniciuar nga Ukraina. Nga larg duket se Serbia ka zgjedhur të qëndrojë në anën e Rusisë në luftën ruso-ukrainase”, tha Kirby për Zërin e Amerikës. Gjatë dy ditëve të mëparshme, përfaqësues të më shumë se 50 vendeve dhe organizatave botërore u mblodhën në Zagreb për të diskutuar, ndër të tjera, për mënyrat për të ndihmuar Ukrainën. Ndër zyrtarët botërorë ishte edhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi. Zyrtarët kroatë dhe organizatorët e takimit pohojnë se përfaqësuesit serbë janë ftuar të marrin pjesë. Megjithatë, në Beograd nuk është ofruar ndonjë shpjegim zyrtar nëse ka mbërritur ftesa për forum, dhe cilat do të ishin arsyet e mundshme të refuzimit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …