Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti socialist,
Pandeli Majko është pritur sot në takim nga kryekuvendari i Kosovës, Kadri
Veseli. Të dy bashkëbiseduesit kërkuan që për festën e 28 Nëntorit, të ketë
bashkëpunim dhe bisedime midis partive politike në drejtim të zgjidhjes së
situatës në vend. Deputeti, Majko theksoi se kjo festë e cila simbolizon lirinë
e shqiptarëve, duhet të shfrytëzohet për gjëra pozitive dhe jo për përçarje. Ai
shtoi se Kosova e ka si shembull të keq kulturën politike të Shqipërisë, të
cilën nuk është mirë ta imitojë. Edhe kryekuvendari Veseli përsëriti thirrjen për
bisedime me partitë opozitare.
Kontrolloni gjithashtu
Edward Joseph: Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020, e bën Kosovën të njohur për kryetarin amerikan, Domald Trump
Profesori, Edward Joseph, ka deklaruar se Kosova tashmë është e njohur për presidentin, Donald Trump, …