Pandeli Majko

Majko: Stuhia ndaj UÇK-së dhe drejtuesve të saj ka për qëllim ndryshimin e elitës politike në Kosovë

Ish kryeministri i Shqipërisë gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë, Pandeli Majko ka konstatuar se stuhia ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj ka për qëllim ndryshimin e elitës politike në Kosovë. Ai ika vënë në pah se po të ishin të vërteta pretendimet e Gjykatës Speciale për sukur thuhet krimet e luftës do të ishin bërë shumë dokumentarë deri tani, do të kishte informacione nga shtete partnere, anëtare të NATO-s. Për dijeninë tuaj, gjatë luftës në Shqipëri me kërkesë të qeverisë shqiptare është vendosur edhe një mision i gjykatës së Hagës për të shqyrtuar krimet e luftës dhe ky mision jetonte në vilën e kryeministrit se unë nuk jetoja atje, – thotë deputeti aktual i Partisë Socialiste. – Ka hetuar dhe ka mbledhur informacion për krimet e luftës që vinin nga pala serbe. Sa i përket insinuatave se krime të tilla janë bërë nga UCK, jo vetëm janë të tepruara, por do të vinte në dyshim prezencën e forcave të NATO-s. Prezenca ndërkombëtare në Shqipëri ka qenë e jashtëzakonshme, ka përkujtuar ish kryeministri i Shqipërisë gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë, Pandeli Majko.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …