Majlinda Bregu në Munich: Evropa të integrojë Ballkanin Perëndimor para se të jetë shumë vonë
20220219, MSC, Munich Security Conference, Hotel Bayerischer Hof, Garden Restaurant: Regional Cooperation Council

Majlinda Bregu në Munich: Evropa të integrojë Ballkanin Perëndimor para se të jetë shumë vonë

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, bashkëorganizon me Konferencën e Sigurisë së Mynihut, një event të nivelit të lartë mbi Ballkanin Perendimor

 

 “Integrimi evropian dhe bashkëpunimi transatlantik nuk duhet të jenë të shkëputura në Ballkanin Perëndimor. Është koha për të vënë në qendër të vëmendjes procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, përpara se të jetë shumë vonë. Kjo është qendra e gravitetit për të ardhmen e rajonit. Perspektiva evropiane është shtysa që e bën procesin e bashkëpunimit të dobishëm për të gjithë e për një kohë të gjatë. Rajoni ynë nuk është perfekt, por ne mund të nxjerrim më të mirën” tha Sekretarja e Përgjithshme e  Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ( RCC), Majlinda Bregu, në hapjen e evenimentit  “Mos u duk i shkëputur: Hartimi i një rruge për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor”, të bashkëorganizuar me Konferencën e Sigurisë së Mynihut (MCS), në Mynih.

“Potenciali rajonit për t’u zhvilluar, mund të arrihet vetëm përmes integrimit ekonomik rajonal. Ky është qëllimi kryesor i axhendës së Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) që koordinon RCC. Zvarritjet a pengesat e ndeshura në këtë proces, kanë qenë për arsye politike dhe jo teknike. Integrimi ekonomik rajonal nuk është një proces i pavarur. Ai do të mbetet i copëzuar nëse nuk bëhet pjesë e rrugëtimit të përbashkët drejt anëtarësimit në BE, si dhe përfshirjes në politikat dhe tregun e përbashket të BE-së. BE-ja ka të gjitha mundësitë për të qenë aktori kryesor ndikues në rajon. Kjo pasi më shumë se 62% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor mbështesin BE dhe për më tepër në vend të parë /“pole position” si investitori më i madh”, shtoi Bregu.

 

Aktiviteti mblodhi zyrtarë të lartë nga rajoni dhe BE: Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov; Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski; Kryeministri i Kosovës*, Albin Kurti; Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka; Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Goran Grlic Radman; Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anze Logar; Ministri gjerman i Shtetit, Tobias Lindner; Sekretari i Përgjithshëm në EEAS, Stefano Sannino; Kryetar i MSC, Ambasadori Wolfgang Ischinger; Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak; Senatorja e SHBA-së, Jeanne Shaheen; Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë i SHBA-së, Naz Durakoglu; dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BB-së, BE-së dhe Kongresit të SHBA-së. Veprimtaria u moderua nga Majda Ruge, Eksperte e Lartë në Këshillin Evropian të Marrëdhënieve me Jashtë.

“Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm një axhendë territoriale, por edhe transformuese. Të gjithë jemi dakord që zgjerimi nuk është një proces metodologjik, por politik dhe i tillë duhet të vazhdojë të mbetet. Tani është koha për të vepruar. Nëse kjo mundësi humbet, Ballkani Perëndimor rrezikon një tjetër dekadë të humbur të shënuar nga paqëndrueshmëri të reja. Nëse të rinjtë e aftë dhe të arsimuar nuk shohin një perspektivë evropiane në shtëpi, ata do të zgjedhin mundësitë për të emigruar dhe për të gjetur kushte më të mira jetese në BE”, përfundoi Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Bregu.

 

Më herët të shtunën Sekretarja e Përgjithshëm e RCC pati disa takime dypalëshe, në margjinat e MSC, me Ministren Gjermane të Shtetit, Anna Luhrmann; Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya; dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …