Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, mori pjesë në takimin e liderëve të BP-së në Shkup

Majlinda Bregu: S’mund të ketë integrim dhe treg të përbashkët rajonal pa lirinë e udhëtimit në tërë Ballkanin

Për Majlinda Bregun, Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, këshill i cili inicioi heqjen e vizave mes Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, mungesa e zbatimit të marrëveshjes që buron nga Procesi i Berlinit është për të ardhur keq. Ajo thotë se çdo marrëveshje e nënshkruar mes palëve duhet të zbatohet.  Në një intervistë për Kallxo.com, Bregu shpjegon se po mundohen në forma të ndryshme ta shtyjnë përpara zbatimin e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që sa më shpejt të ketë liri të lëvizjes mes dy vendeve. Na vjen keq që marrëveshja që synonte të shembte murin e vetëm të mbetur për lirinë e udhëtimit në Ballkan nuk është zbatuar plotësisht”- deklaron ajo. Bregu e cila mori detyrën si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal më 1 janar 2019, pas emërimit të saj nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në takimin e mbajtur më 23 prill 2018 në Bërdo të Sllovenisë, thotë se politika e vizave bazohet në Ligjin përkatës për të Huajt dhe ky tashmë është një vendim i Bosnjë e Hercegovinës.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …