Fituesja e çmimit më të lartë në Olipiandën,” Rio-2016”, Majlinda Kelmendi ka dhënë një intervistë për autoritativen javore, amerikane “TIME” duke shprehur emocionet e suksesin e madh që ka arritur në Olimpiadë. “Ishte një moment i mrekullueshëm, diçka që gjithmonë kam ëndërruar, por ende nuk mund ta besoj se ka ndodhur. Në Kosovë kam parë se të gjithë po festojnë. Nuk mund ta imagjinoj se si do të festohet kur të kthehem atje. Majlinda ka folur edhe për kohën kur ka përfaqësuar Shqipërinë në lojërat e kaluara olimpike. Jemi i njëjti popull. Prandaj garimi për Shqipërinë dhe tani për Kosovën tregon se unë kam përfaqësuar popullin tim gjithmonë”. Revista “TIME” shkruan edhe për pakënaqësinë e Serbisë për fitoren e Majlindës dhe raportimin e shtrembëruar të medieve në Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …