Zyrtari i lartë i Beogradit, Marko Gjuriq, ka deklaruar se të hënën në Bruksel do të rifillojnë bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe telekomunikacionin. Gjuriq ka folur edhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër, e cila, sipas tij po hapet për shkak të punimeve dhe gjatë të gjithë kohës KFOR-i do të jetë i vendosur për patrullim në pjesën e Mitrovicës veriore. Ai ka theksuar se Serbia është duke zbatuar të gjitha marrëveshjet, për të cilat është rënë dakord në Bruksel. Ndërsa, duke komentuar vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Serbi, ai ka thënë se kryeministri Aleksandar Vuçiq është takuar me Bidenin tri herë tashmë. “Ne duam të ndërtojmë një marrëdhënie sa më të mirë të mundshme me Shtetet e Bashkuara dhe kjo është diçka në interes të popullit tonë”, ka thënë Gjuriq.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …