Major Klodian Tanushi shpallet “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa dita e sotme në Shqipëri është shpallur ditë zie

Major Klodian Tanushi shpallet “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa dita e sotme në Shqipëri është shpallur ditë zie

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka nderuar major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, duke e shpallur “Dëshmor i Atdheut” dhe duke e shpallur ditën e enjte, 16 maj, ditë zie kombëtare. Për nder të Tanushit, ditën e enjte në Shqipëri në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë. Homazhet në nder të dëshmorit të atdheut, do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga orën 10:00-12:00. Më pas, po në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …