Kryetarja e gruas së AAK-së, njëherit edhe zëvendëse ministre e MZHR-së, zonja Magbule Shkodra, në një intervistë për TV Dielli ka veçuar faktin se Aleanca e Gruas, bazuar në statut, prej këtij viti fillon me një organizim të ri vetëm në kuadër të një departamenti. Edhe pse nuk pajtohem me këtë organizim unë i respektoj aktet statutare, ka saktësuar zonja Magbule Shkodra. Ne e dimë se gruaja është e ndarë në shoqëri pra ajo nuk është e integruar sa duhet, andaj ne mos të bazohemi dhe të mos flasim vetëm për femrën pjesëmarrëse në qendrat urbane. Këtu duhet pasur parasysh pozitën e femrës në zona rurale. Unë do të vazhdoj të jem edhe zëri kritikues në këtë drejtim, është shprehur ndër të tjera. kryetarja e Gruas së AAK-së, zëvendëse ministre e MZHR-së zonja Magbule Shkodra, në intervistën e saj për Televizionin-Dielli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …