“LIRIA KA EMËR”- emërtim i ngushtë që po e hidhëron historinë kombëtare
Lufta që s’ka mbaruar kurrë
“Liria ka emër” -kjo (si) thënie gjithnjë më ngjall ndjenja refuzimi.
Po, ne e fitojmë lirinë përmes sakrificave të mëdha, përmes luftëtarëve që me emrin dhe veprën e tyre u bënë simbol i sakrificës , luftëtarë këta bij e bija të popullit .
Por, a mjaftojnë dytrekatërpesë emra për të përshkruar një betejë që zgjati shekuj?
A mund të themi se liria është një moment apo një akt i izoluar?
Në trojet tona, historia e luftës për liri nuk filloi me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse ajo përbën kulmin e përpjekjeve të popullit tonë në shekullin XX.
Lufta jonë ka filluar shumë më herët, në kohën kur tokat tona ndodheshin nën pushtime të huaja, kur flamuri ynë ndalohej dhe identiteti ynë kërcënohej. Ajo ka vazhduar ndër breza të tërë, duke kaluar përmes figurave si Skënderbeu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, luftëtarët e Karadakut, Malësisë, Drenicës, dhe shumë të tjerë që s’i gjejmë ende në libra historie.
Lufta për liri është një epos i gjatë që përfshin jo vetëm trimat në fusha beteje, por edhe ata që rezistuan në heshtje: ata që ruajtën gjuhën, kulturën dhe identitetin në familjet e tyre- popullin.
Është historia e brezave nëpër shekuj.
…është edhe Reçaku…