Stafit të radios , drejtorit, urime ditëlindja e Radio Kosova e Lire
Në këtë përvjetor të madh,
kujtojmë se zëri i lirë i lirisë, ishte dhe mbeti drita që nuk u shua kurrë.
RKL ka qenë dhe mbeti shtylla e fjalës së pathyeshme,
zëri i të drejtës dhe i historisë sonë.
***
Drejtues i mediumit të vetëm kombëtar, Bacës Ahmet,
FJALA jote pa zë por po jehon si këngë,
Ashtu siç historia rrjedhë në çdo fjalë të shkruar e të thënë.
Hero nuk është vetëm ai që bie
e dheu e tretë,
Hero është dhe ai që rrëfen e mbron çdo të vërtetë,
për bijtë e Dheut dhe atdheun vet’.
Urime ,BACË ,datëlindja e zërit të luftës e lirisë!
Urojmë shëndet për ty e për Kosovën!