Makfire Beqiri Asllani: Urim për 28 Nëntorin për Ty , O BACË i nderuar, flijues i përjetshëm i Atdheut

Makfire Beqiri Asllani: Urim për 28 Nëntorin për Ty , O BACË i nderuar, flijues i përjetshëm i Atdheut

Urim për 28 Nëntorin për Ty , O BACË I nderuar, flijues i përjetshëm i Atdheut, Në këtë ditë të shenjtë të kombit tonë, 28 Nëntorin e lavdisë, ndalem për një çast sot dhe dje e nesër , çdo ditë dhe e përkul shpirtin para Teje BACË, me respektin e avullit të gjakut të venave, përpara sakrificës suaj. Ju, që nga rinia e deri sot, keni jetuar dhe luftuar vetëm për një ëndërr: Për një Shqipëri të dinjitetshme dhe bashkimin e trojeve tona. Zëri juaj, edhe pse sot i humbur për ne, lartë po jehon në zemrat e të gjithë neve që nuk harrojmë… Ju jeni dëshmi e gjallë e përkushtimit të pashoq, e një zemre që ka rrahur gjithmonë për kombin, për flamurin dhe për historinë tonë të përgjakur. Në këtë festë, është nderi jem t’ju falënderoj dhe të ju them se : sakrifica juaj nuk është e kotë. E ardhmja do t’ju kujtojë gjithmonë me krenari dhe mirënjohje Ty, O LAPIDAR! Urime 28 Nëntori! Flamuri kuq e zi valëvitet sot për Ty e ti ndoshta sot ke zjarrmi nga ethet historike… , Ti vulë e Moteve të shqiptarëve. Me respekt të thellë dhe deri në frymën e fundit; një zemër mirënjohëse për sakrificën tuaj të padëgjuar deri më sot! Ditën që isha në RKL, Ti nuk ishe aty tek ajo tavolina e vjetër , nuk më fole me atë tonin e zërit njerëzor, Ti nuk ishe aty dhe m’u bo për një çast asgjë nuk shihja pos një loti që po ndryhej brenda… por ama, ishin degët Tua aty për t’më përqafuar, edhe Nusja jote mungoi atë ditë , në fakt nuk mungoi dhimbje e saj që ndjeheshte vërtetë . Nusës së Bacës dhe gjithë pinjollve të Tyre, nga baza e shpirtit, Urime!

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Vendimi për Xhaminë Jeni të Manastirit, akt që cënon harmoninë ndërfetare dhe ndëretnike në Maqedoninë e Veriut

BDI: Vendimi për Xhaminë Jeni të Manastirit, akt që cënon harmoninë ndërfetare dhe ndëretnike në Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e tij të thellë për vendimin e fundit …