Maki Beqiri Asllani: Barbarët vrastarë jetojnë pranë familjeve të tyre krejtësisht të lirë, luftëtarët qëndrojnë brenda 4 mureve, mbyllë

Maki Beqiri Asllani: Anë e përtej u godit liria e fituar me tonelata gjaku, që nga embrioni deri te shqiptari mbi shekullor

Jo rastësisht ka vite e vite që nuk mund ta shkruaj për të rënit fjalën- “LAVDI “.

Që moti jemi dëshmitarë që veç të vrarit ( dhe ATA me seleksionime) ishin më të mirët e UCK-së…

Ta dimë të gjithë, një e për një, që ka për t ‘na zënë mallkimi i lirisë, liri kjo që vështirë t’i ngjan asaj ( lirisë). Prej që nisën arrestimet e luftëtarëve të lirisë, nuk e kuptoj askurrë s’do mund ta kuptoj ndjenjën e qetësisë gjithë popullore!!!

Sot Serbia feston, kriminelët serbë cakërrojnë gotat gdhendur nga kafkat e fëmijëve tonë, popullatës tonë, dëshmorëve tonë.

Dikush sërish do të thotë: “Vet e kanë nënshkruar”, natyrisht kur je i pastër si loti i nënës mbi trupin e vrarë të fëmijës së saj, s’ke arsye mos ta nënshkruash, arsye të ikjes nuk kishin.

Sërish na tradhtoi Evropa, sërish ua kthyem shpinën luftëtarëve, sërish e sërish…

Kosovë!!!

Zgjohu moj e dashur numëro plagët e panumërta.

Varret pa eshtra në pritje të janë rrafshuar nga lot nënash.

Eshtrat pa varre tretur e mbetur pa adresë.

Gjenocidi serb mbi ne, pa ndëshkim mbetur.

Anë përtej u godit liria fituar me tonelata gjaku që nga embrioni deri te shqiptari mbi shekullor.

Sinqerisht po më vije të them: Ngushëllime për vetën tënde Kosovë por sërish po ndaloj për hirë të luftëtarëve të lirisë,

gjakut,

lotëve…

pritjeve…

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …