(Me rastin e një vizite në Radion Kosova e Lirë)
Në përqafim me Rojet e Gjakut
Thellë në shpirt ndjej…
Aty binte aromë, gjak-Lirie,
Ata rrojnë, aty.
Aty është Atdheu im.
C’ FRESK LIRIE,
Herë-herë,
Flakët ndizen në shikimet e Gjak’Rojeve.
Kushedi si,
Vetëm ata e dinë,
E ndjejnë,
E flasin gjuhën e të rënëve, një e për një,
Gjuhen e Shpirtrave.
Ndaj them bindur,
Lindje të mëdha janë këta,
Për Motet e Mëdha !
Aty brenda mureve,
Mbi dyshemenë, ende gunga-gunga,
Mbi dy dekada Liri,
Nga sytë e Bacës, Ahmet
Nga balli i zonjës së bukur të tij…
Aty erdhi të më takonte
Me ëmbëlsi hyjnore,
Bija e tyre, rojtare e gjakut të lirisë
Arbana Qeriqi,
Pranvera e lirisë.
Aty tashmë janë të gjithë ata.
Qindra, mijëra energji shpirtrash të qetë,
Aty është historia e zhveshur nga çdo hije…
Nga gunë e zhgunë, nga kollare e shalle,
Është historia si një foshnjë e posa lindur
Është ajo që mbrohet nga të katër anët,
Po nga këta, e ushqyer nga Supet e Tyre,
Nga bërthamë e loçkës.
Hijet rrinin jashtë…
FALEMINDERIT LUFTËTARË LIRIE-
ROJE të GJAKUT të LIRISË.
Përshëndes gjithë rojet e gjakut, që ishin aty,
E të tjerët që nuk arrita t’i takoj kësaj here.
Borxh ua paçim në jetë, ndër mote!
Prishtinë
- 12. 2021