Maki Beqiri – Asllani: Si mund të jemi vërtet krenarë, kur kufijtë na ndajnë dhe flamuri ynë mbetet i huaj për shumë troje shqiptare?

E dashur motër e vëlla shqiptar,🇦🇱
Në këtë prag të 28 Nëntorit, festa e krenarisë sonë kombëtare, një ndjenjë e hidhur përzihet me gëzimin.
Ndërsa vishemi kuq e zi dhe valëvisim flamurin tonë të shenjtë, një pyetje më bren shpirtin:
Si mund të jemi vërtet krenarë, kur kufijtë na ndajnë dhe flamuri ynë mbetet i huaj për shumë troje shqiptare?
Kosova, Mal i Zi, Lugina e Preshevës, Sanxhaku, Ilirida dhe pjesët e mbetura nën Greqi… A nuk janë këto toka për të cilat janë derdhur lumenj gjaku? Po po ,lumenj gjaku.
A nuk janë këto vise të përgjakura nga betejat për një flamur të vetëm?
E megjithatë, sot, në sytë e botës, jemi të shpërndarë dhe të copëtuar.
Mund të vishemi kuq e zi,
por a është mjaftueshëm?
Për çdo shqiptar që jeton jashtë kufijve të Shqipërisë zyrtare, ky flamur duhet të jetë më shumë se një simbol; duhet të jetë një e drejtë e fituar me sakrifica.
A u dashka të kënaqemi vetëm me simbole, pas gjithë atij gjaku të derdhur?
Le të kujtojmë këtë 28 Nëntor si ditën kur premtuam se nuk do të harrojmë.
Le të jetë ky flamur një kujtesë për çdo shqiptar, kudo që ndodhet, se liria dhe bashkimi janë ende ëndrra për të cilat ia vlen të luftojmë.
Me dhimbje dhe krenari,
Një shqiptare që nuk harron.

Kontrolloni gjithashtu

Grupi Parlamentar i PDK-së refuzon pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidentes Osmani

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, refuzon edhe këtë vit pjesëmarrjen në seancën e …