Nusret, Zoti të ka zbrit në Barkun Diellplot të asaj None ndoshta për asgjë tjetër veç për t’i dëshmu botës, me ZË, me FLETË, me Gjak shpirti, kush është Serbia…, o medet, po dënes saherë të dëgjoj, saherë të lexoj, saherë kujtoj, e di që , bota e di, dhe e di që bota ka GJEN KRIMINAL.
Nuk e di, kjo intervistë e radhëve të gjata të intervistave Tua, dëshmon për, parasëgjithash Një Njeri të veçantë, së dyti, një shqiptar që ,,dhunshëm” do të n’a mësoj të vërtetën për gjenocidin mbi fëmijët tonë.
Kjo i ngjanë aq fort thirrjes sikur:
“Bëjë offf nonë, më dhemb thika ngulitur në ashtë e rrashtë, ndihmëëë”…
S’paska gjë më të vështirë në jetë se ( po e them për Ty), shoh të ka marrë shpirti flakë e po digjesh para syve tonë për ne, e ne?!
Hajt he Burrë i Dheut se, nuk dimë tjetër pos t‘a bojmë shqiponjën( kujto D. Agolli) ,”.
Edhe shqiponja bën glasa” , mender…, glasa plehron tokën, te ne shqiponja pështynë vetën me sqepin e saj, pështynë tokën, miljonaplagët e saj, e sorrat ardhur në hambare nga Karpatet, krrokaten në tufa të mëdha mbi Prishtinë…
Sikur të n’a vriteshin të gjithëve nga një fëmijë, të n’a i therrnin me bajoneta …, cila nonë do harronte , cili babë???
Dhe , edhe…
Sinqerisht, as krijesat nonë e babë s’pi besoj mo si qenie humane!!!
O, dje sot nesër, Zotit i vie marre që n’a ka robër të Tij, ose mund t’i vie keq që n’a ka kriju me materialet e mbetura në fund të thesit të lypsarit?!
Njëfarë dhembje të fortë, ama shumë të fortë ( dhembje të dashnisë) e ndjeja për çdo shqiptar deri para pak kohësh , tani jom e lirë, i kom zhdukë, e në vend të asaj dhembjeje jom pais me marre që jom shqiptare ( siç e ceke Ti, Fishten) .
Do e them këtu te kasolla jote e fb-ut, kasollë ku sot si çdoherë, Fëmijët e vrarë lëshuan britmat e dhimbjeve , oh…dhe , në këto momente ca lehje qen’sh dëgjohen dhe asgjë tjetër nuk bëzanë, të gjithë të zanun me jetën pa pikë dinjiteti. Po t’a them publikisht, diskriminimi brenda nesh është i rëndë, as sa gjenocidi Shkja mbi ne, se luftrat për çlirim ua dedikuam individëve dhe jo masës Popullore!!!???
E ata ju besuan emocioneve tona budallica dhe, kujtuan që atdheun e ka lind barku i liderit( lexo në shumës:liderëve) dhe, kanë të drejtën apsolute për t’i shtyp kafkat e 1432 engjëjve të vrarë dhe miljona të masakruar kokash e tokash!?
Unë, ka vite e kam mbajtur një referendum të pavarur,
Shifra:
Miljona shqiptarë.
Përfundimi:
Pak NJERËZ .
Të uroj shëndet, lutem për forcën Tënde, aman qëndroni të fortë, mos i lini fëmijët e vrarë në vetminë e harresës, aman, jetoni për Historinë, ndërsa ne të tjerët, me shoqet e sorrshkinave, jetojmë për vete.
Ju kam në dejtë e shpirtit .
Edhe Zotin nëse n’a e kanë vra,
NJË FAT nuk mundën të n’a e vrasin, ZËRIN Tënd, Radio “Kosova e Lirë”, TV Diellin.