Emanuel Macron: Ekziston rreziku i përhapjes së luftës së Ukrainës në vendet përreth

Makron: Brexit është këmbanë alarmi historike për Evropën që të bëhet sa më e thjeshtë dhe demokratike

Presidenti i Francës, Emanuel Makro ka thënë se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian  është kambanë alarmi për gjithë Evropën. ”Qytetarët britanikë vendosën që të largohen nga Bashkimi Evropian. Kjo do të thotë se nuk kanë më të njëjtat të drejta. Kjo është një sinjal alarmi i cili duhet të bjerë në secilin prej vendeve tona, të dëgjohet nga e gjithë Evropa dhe të na bëjë të mendojmë. Brexit ndodhi sepse ne shpesh e kemi bërë Evropën një shëlbim për problemet tona, sepse gjithashtu ne nuk kemi ndryshuar sa duhet Evropën tonë. Më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për Evropën, përballë Kinës ose Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur interesat tona. Presidenti i Francës, Emanuel Makro tha më tutje se 27-të vendet e mbetura të BE duhet ta bëjnë Evropën “më sovrane, më demokratike, më afër bashkëqytetarëve dhe për këtë arsye edhe më të thjeshtë në jetën e saj të përditshme dhe se duhet patur sukses për një projekt më të qartë evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …