Tetëvjeçari nga Klina, Smjal Gashi, gati që dy javë është i shtrirë në një spital në Turqi, ku është diagnostifikuar me tumor të gjakut. Simptomat e para atij iu shfaqën në fillim të vitit të kaluar. Por për të vazhduar mjekimin atij po ia kërkojnë edhe 120 mijë euro, babai i vogëlushit, Ragip Gashi, thotë se e ka të pamundur ta sigurojë këtë shumë të hollave. Për këtë shkak ai kërkon ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë, që djalin të mos ia kthejnë në Kosovë. Ata që dëshirojnë t’i ndihmojnë këtu më poshtë keni numrin e xhirollogarisë së bankës dhe numrin e telefonit:
IBAN: XK051501090004301635
Telefon: 046169209 / 044803699.