Ish-kryetari i asamblesë së gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, gjatë raportimit të sotëm para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, ka thënë se ka pasur ndikime politika në rastin “Kleçka” ku ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj dhe nëntë ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së ishin akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës. Ai ka cituar gjykatësin Çarles Smith, që siç ka thënë Simmonsi, kishte thënë se duhet të dënohen të akuzuarit. “Shtetet anëtare të EULEX-it presin dënime”, e ka cituar Simmonsi gjykatësin Charles Smith. Ai ka thënë se gjykatësi i këtij rasti e kishte emëruar veten si gjykatës të Apelit. Simmonsi ka thënë se ishte kërcënuar nga gjykatësi britanik, i cili sipas tij kishte kërkuar që të kishte dënime në këtë rast. “Në katër raste të ndara, ka pasur pretendime se Charles Smith ka provuar të ndërhyjë në gjykime. Mund t’ju ofrojë dokumente për të gjitha katër rastet. Dhe nuk ishte vetëm gjyqtari Smith që donte të ndërhynte”, ka thënë Simmonsi, duke shtuar se çdo aktgjykim që i shpallte të pafajshëm ish-pjesëtarët e UÇK-së shihej si dështim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …