Ish-kreu i Gjykatës së EULEX-it, Malcolm Simmons, ka reaguar pas intervistës të zëdhënëses së misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, Joanna Lakana. Ai e cilëson deklaratën e saj, komente të njëanshme të një misioni politik që sipas tij nuk ka mbështetjen e popullit të Kosovës. Pse ka frikë EULEX-i nga një pyetje publike nga Kuvendi i Kosovës? Pse Viola von Cramon flet për një diskutim “në kamera sekrete” brenda Parlamentit Evropian. Përgjigja është e thjeshtë: EULEX nuk dëshiron që populli i Kosovës ta dijë të vërtetën”, është shprehur ai. Malkolm Simmons, ish-kreu i gjykatësve të EULEX-it, ka bërë akuza të rënda ndaj këtij misioni. Në dëshminë e tij për komisionin parlamentar të kuvendit të Kosovës, Simmos akuzoi misionin se kishte ndërhyrë në punën e drejtësisë dhe se synonte të largonte persona të caktuar nga jeta politike.
