Ministrat
e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, i kanë dhënë dritën jeshile anëtarësimit
të Malit të Zi në Aleancën Veri-Atlantike, duke e bërë kështu shtetin e 29-të të
kësaj organizate ushtarake. “Përgëzojmë Malin e Zi”, ka thënë sekretari i
NATO-s, Jens Stoltenberg në mbledhjen e djeshme në Bruksel, fjalë që u prit me
duartrokitje të zëshme. Ndërkohë, mediet ruse paralajmërojnë se Moska është
revoltuar nga anëtarësimi i Malit të Zi në këtë aleancë. Kremlini ka bërë me
dije se do t’i ndërpresë të gjitha projektet e përbashkëta, nëse Mali i Zi i
bashkohet Aleancës Veri-Atlantike.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …