Vazhdon të jetë e tensionuar gjendja midis banorëve shqiptarë të fshatit Martinaj të Gucisë, në Mal të Zi dhe Kishës ortodokse serbe në këtë shtet. Autoritetet kishtare të Malit të Zi po bëjnë përpjekje për të ngritur një kishë ortodokse, në fshatin Martinaj edhe pse nuk ka as ka pasur ndonjëherë besimtarë të këtij komuniteti. Kisha ortodokse serbe synon të ngre faltoren në tokën e familjes Prelvukaj. Në kohën e pushtimit të kësaj treve shqiptare nga ish Jugosllavia despotike, edhe pse pa besimtarë ortodoksë kisha ishte ngritur aty në vitin 1933, por në vitin 1941 banorët e fshatit e kishin rrënuar. Përpjekjet për ta ringritur janë ringjalluar gjatë viteve të fundit, ndërsa kanë ndeshur në kundërshtimin e vendosur të banorëve shqiptarë të kësaj treve. Edhe pse komuna e Gucisë nuk ka dhënë leje për ngritjen e një objekti të tillë, krerët ortodoksë serbë po përpiqen me çdo kusht ta rregullojnë kishën, me qëllim shantazhi e nxitje të dhunës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …