Ministria e Jashtme e Malit të Zi refuzoi kërkesën zyrtare të Serbisë për hapjen e tri qendrave të votimit për zgjedhjet e 3 prillit, ka bërë të ditur kryeministri, Zdravko Krivokapiq, pas kritikave të ashpra kundër tij nga partitë proserbe në Mal të Zi dhe nga zyrtarët e lartë të Beogradit. Sipas një njoftimi, Ministria e Jashtme e Malit të Zi kishte vendosur të refuzonte kërkesën e ambasadës serbe pa e njoftuar kryeministrin dhe shumicën e ministrave në qeveri. Ata thanë se qeveria e udhëhequr nga zoti Krivokapiq nuk ka marrë vendim për hapjen e qendrave të votimit në Mal të Zi, ku do të votonin qytetarët serbë që aktualisht jetojnë në këtë vend. “Vendimi i Ministrisë së Jashtme për të refuzuar kërkesën e ambasadës së Republikës së Serbisë për hapjen e qendrave të votimit në Berane, Sutomore dhe Budva, për procesin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, parlamentare dhe lokale, që pritet të mbahen më 3 prill në Serbi, është bërë nga ministri i Jashtëm, Gjorgje Raduloviq”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …