Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet dhe bashkëpunim ndërkufitar mes dy shteteve në kuadër të projektit “IPA 2014-2020, në baza të të cilit 18 komunave që ndodhen në zonën kufitare do t’u ndahen mjete në vlerë prej 8.4 milionë. Në nënshkrimin e marrëveshjes të cilën e bënë ministri malazez për Çështje Evropiane, Aleksandar Andrija Pejoviq dhe ambasadori i Kosovës në Podgoricë, Skender Durmishi u bë e ditur se fondet e akorduara do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunave që janë në zonën kufitare, si dhe shfrytëzim më të mirë të burimeve të tyre natyrore. mbasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi, falënderoi Malin e Zi për përkrahjen që ia jep Kosovës. Jam i sigurt se do të punojmë me projekte tjera, për të vazhduar bashkëpunimin dhe në të ardhmen”, tha Durmishi.
