Kuvendii i Malit të Zi pritet që të premten më 28 prill të miratojë vendimin mbi anëtarësimin e vendit në NATO, ndërkohë që opozita proserbe e kundërshton aleancën euroatlantike duke kërkuar mbajtjen e një referendumi mbi këtë çështje. Ndërkaq, dëshmitari kyç në përpjekjet për grusht shtet në Malin e Zi, Mirko Velimiroviç pësoi aksident në Zubin Potok, në veri të Kosovës. Mediat malazeze dhe analistët kanë ngritur supozime se aksidenti kishte për qëllim likuidimin e dëshmitarit kryesor të ngjarjeve të tetorit në Malin e Zi.