Malisheva dhe Dragashi mbajtën takim të përbashkët të Komitetit për Komunitete

Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, sot Komitetit për Komunitete i Komunës së Malishevës, nën kryesimin e kryesuesit, Amrush Helshanit me anëtarë, zhvilloi një takim të përbashkët pune me përfaqësuesit e po këtij komiteti nga Komuna e Dragashit e cila përfaqësohej, nga shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Uzair Hamza dhe kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Miralem Rahte. Fokusi i takimit qëllim kishte, shkëmbimin e përvojave të mira mes dy institucioneve të dy komunave në fushën e shërbimeve të komuniteteve pakicë dhe gjithëpërfshirjes si dhe integrimit të komuniteteve në jetën shoqërore, arsim, kulturë, sport, punësim dhe administratën komunale si dhe në mbështetje të subvencionimit  të kërkesave të tyre. Më pas ata, vizituan Qendrën Kryesore të  Mjekësisë Familjare ” Dr. Shpëtim Robaj”, ku u pritën nga drejtori, Afrim Krasniqi si dhe Shkollën e Mesme të Ulët, ” Ibrahim Mazreku”, me drejtoreshë, Rrezarta Mazreku, ku u njohën me integrimin e nxënësve pakicë në këtë shkollë. Tërë këtë aktivitete e mbështeti dhe e monitoroi, OSBE me përfaqësuesit e saj.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, persona duke studiuar dhe teksti

 

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …