leoni

Malisheva e përgatitur për mbjelljet vjeshtore

Është bërë planifikimi dhe janë bërë përgatitjet për mbjelljet vjeshtore, në Komunën e Malishevës. Kështu është deklaruar në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të cilën e drejtori nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku. Po ashtu në këtë mbledhje është prezantuar edhe ushtruesi i detyrës së drejtori për ekonomi dhe financa, Valon Mazreku. Fillimisht, nënkryetari Mazreku, e ka prezantuar ushtruesin e detyrës së Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Valon Mazrekun, ndërsa ish drejtorin Vesel Krasniqi, e ka uruar për emërimin e tij në postin e zëvendës ministrit në Ministrinë e Bujqësisë. Në këtë mbledhje, gjatë raportimeve, u bë e ditur se të gjitha shërbimet komunale janë duke funksionuar pa probleme, kurse nënkryetari Mazreku, ka kërkuar që të vazhdohet me realizimin e projekteve dhe ato të përfundojnë brenda planifikimeve, si dhe realizimi i tyre të mos ndikohet në asnjë mënyrë në procesin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit. Përndryshe në këtë mbledhje, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, ka raportuar se drejtoria ka përfunduar planifikimin për mbjelljet vjeshtore dhe se reshjet e fundit atmosferike, kanë krijuar kushte për fillimin e mbjelljeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …