Malisheva e dha mesazhin e qartë se më 9 shkurt do të ketë votë masive për numrin 137

Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje pa fund për të gjithë qytetarët tanë që e madhështuan tubimin tonë elektoral në Malishevë, është shprehur në një video-adresim kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Në këtë video-adresim, kryetari Kastarati ka thënë:

Po kam dëshirë që me gjithë zemër me ju falenderuar të gjithëve pa dallim për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në tubimin tonë elektoral.

Malisheva e dëshmoj se qytetarët tanë nuk mashtrohen, por përkundrazi janë bashkuar krahë njerëzve të vlerave, krah njerëzëve të veprave, krahë liderit Fatmir Limaj dhe Koalicionit për Kosovën Fituese. Malisheva, e dha mesazhin e qartë se këtu më 9 shkurt do të ketë votë masive për numrin 137, për rikthiminn e zërit tonë në Parlamentin e Kosovës. Faleminderit gjithë anëtarëve të Nismës Socialdemokrate, përkrahësve dhe aktivistëve tanë  dhe të Koalicionit NISMA-AAK. Faleminderit ekipës për këtë organizim madhështor, faleminderit nga zemra gjithë qytetarëve të Malishevës.

Kliko në linkun e mëposhtëm për të shikuar video-adresimin e kryetarit të komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati

https://www.facebook.com/ekremkastrati1970/

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ka nderuar me mirënjohje “Medalja e Lirisë”, z. Ali Ahmeti

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me rastin e shënimit të 35 vjetorit …