Malisheva e para me 100% të shpenzimit të buxhetit për investime kapitale

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar përmes një postimi në facebook, se komuna që ai drejton ka arritur të jetë komuna më e mirë në Kosovë lidhur me shpenzimin e buxhetit në investimet kapitale me 100% të realizimit për vitin 2024.

“Faleminderit gjithë bashkëpunëtorëve, këshilltarëve komunalë dhe gjithë administratës së Komunës për punën dhe përkushtimin.

Të unifikuar do vazhdojmë të bëjmë më të mirën për Komunën dhe qytetarët tanë”, ka shkruar ndër të tjera në llogarinë e tij në facebook, kryetari Kastrati.

Sipas të dhënave të Insitutit GAP, përveç Malishevës, 100% të shpenzimit të buxhetit në investime kapitale kanë arritur të shpenzojnë edhe Ferizaji dhe Suhareka.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua me nderim dhe krenari 26-vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit, Ibrahim I. Morina

Nën organizimin e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega …