Malisheva organizoi aktivitete të ndryshme për ditën e tokës

Organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Qendrën Rinore në Malishevë, në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme, si mbjellje e drunjve në oborrin e komunës dhe në hapësirën te varrezat e dëshmorëve, ngjyrosja e ulëseve në park dhe vizatime, me tema për 22 prillin, Ditën e Tokës. Në këto organizime, krahas përgjegjësve dhe zyrtarëve komunal, kanë marrë pjesë edhe nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha”, të Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” dhe nxënësit e Sh.F.M.U. “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Pas mbjelljes së drunjve, në aktivitetet që janë organizuar në parkun e qytetit, nxënësit dhe vullnetarët, i kanë ngjyrosur ulëset në park, me ngjyra të ndryshme, kurse një pjesë e nxënësve, janë marrë me vizatime të ndryshme, me temë tokën, si pastërtia, ruajtja e tokës, gjelbërimi, dhe të ngjashme. Këto aktivitete janë mbështetur dhe organizuar nga drejtoritë e shërbimeve publike dhe ajo për kulturë, rini dhe sport, ndërsa krahas nxënësve, aktivistëve dhe pjesëmarrësve të tjerë, aktivisht janë angazhuar edhe drejtorët e këtyre drejtorive, Milazim Morina dhe Besartë Kryeziu-Ramaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …