Malisheva pa asnjë rast me covid-19

Komuna e Malishevës, vazhdon të mbetet e qetë sa i përket pandemisë me covid-19, pasi nuk ka raste të reja të prekura dhe mbetet me zero raste. Edhe sonte në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast me covid-19 dhe tani e disa e ditë, të gjitha testet e bëra për rastet e dyshuara, kanë dalë negative. Megjithatë situata pandemike në territorin e Komunës së Malishevës, vazhdon të monitorohet dhe menaxhohet nga shtabi komunal emergjent, në bashkëpunim të ngushtë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKSHPK). “Virusi vazhdon të jetë aktiv në territorin e vendit tonë, prandaj ne si shtab komunal, vazhdojmë t’ju bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe për zbatim të rekomandimeve të IKSHPK, për përdorimin e maskave, për mbajtje të higjienës dhe për shmangie të grumbullimeve të panevojshme të njerëzve, me qëllim të mospërhapjes së virusit korona”, ka thënë sonte, pas publikimit të rezultateve nga IKSHPK, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Gjendja me pandeminë covid-19, në Komunën e Malishevës, vazhdon të jetë kjo: 77 të prekur me covid-19, prej tyre 76 të shëruar, një person ka vdekur, kurse raste aktive janë zero.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …