Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka folur për investimet që janë bërë gjatë kohës sa ka qeverisur gjatë mandatit të kaluar

Malisheva përfiton nga programi DEMOS

Komuna e Malishevës, në kuadër të programit DEMOS, për vlerësim të performancës komunale, është përfituese e projektit për ndërtimin e rrethojës dhe rezervuarit të ujit për pije në fshatin Senik. Ky projekt është bashkëfinancim mes Komunës së Malishevës, Helvetas Swiss Intercooperation  dhe MAPL-së. Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, projekti nga granti i performancës, do të kushtoj 114.089 euro, dhe është bashkëfinancim me komunën. Pjesa e financuar nga granti i performancës (DEMOS) është 77.964 euro, ndërsa pjesa e Komunës së Malishevës, është 36.125 euro. Përmes këtij projekti, synohet të realizohet një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të sistemit të ujësjellësit nga fshati Senik, e ku do të furnizohen me ujë edhe dymbëdhjetë fshatra tjerë të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …